“I LUMTUR PËR SUKSESIN TËND VËLLAÇKO”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh special për Olen Çesarin – AlpeGossip
“I LUMTUR PËR SUKSESIN TËND VËLLAÇKO”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh special për Olen Çesarin

“I LUMTUR PËR SUKSESIN TËND VËLLAÇKO”/ Ermal Mamaqi ka një mesazh special për Olen Çesarin

Violinisti i njohur, Olen Çesari ka mbajtur mbrëmjen e kaluar një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ai ka performuar për publikun shqiptar për disa orë rresht, duke dhuruar një natë plot emocione për të gjithë.

Prezent në koncertin e mbajtur kanë qenë personazhe publikë të ndryshëm nga showbiz-i shqiptar, ndër ta dhe Ermal Mamaqi, i cili gëzon një miqësi të rrallë me Çesarin.

“I madhi Olen Çesari e tundi dhe njëherë pallatin e Kongreseve. 2 orë magjike që na transportuan në dimensionet në Avatar. I lumtur për suksesin tënd vëlla”, ka shkruar Mamaqi bashkangjitur fotove ku shfaqet duke përqafuar mikun e tij.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Olen ishte i ftuar në programin e humorit të Ermalit, ku ka folur për jetën e tij, karrierën dhe planet për të ardhmen.