INTERVISTA/ Amela Agastra: Çfarë më solli "KËNGA MAGJIKE 2018". Konkurenca dhe planet - AlpeGossip
INTERVISTA/ Amela Agastra: Çfarë më solli “KËNGA MAGJIKE 2018”. Konkurenca dhe planet

INTERVISTA/ Amela Agastra: Çfarë më solli “KËNGA MAGJIKE 2018”. Konkurenca dhe planet

Në fillim të muajit dhjetor u zhvillua edicioni i 20-të i “Kënga Magjike” i cili ashtu siç ishte thënë që në fillim u shoqërua me shumë të papritura.

Artistët e vjetër sërish nuk zhgënjyen me prurjet e tyre ashtu si dhe kishte shumë nga artistët e rinj të cilët spikatën menjëherë. Ndër to ishte dhe bukuroshja e talentuar Amela Agastra.

Për AlpeNews.al ajo do të na rrëfejë gjithçka nga ky rrugëtim në jetën e saj i cili për ishte dhe e para eksperiencë.

Si lindi pasioni yt për muzikën?

Pasioni im për muzikën nuk lindi rastësisisht.Me muzikën u linda, ajo ishte brenda meje dhe u rrit dita ditës.

Çfarë të frymëzon më shumë që të punosh fort e të vazhdosh ëndrrën tënde?

Frymëzimi im më i madh që të punoj fort është përvec dëshirës sime ndaj muzikës është dhe shpërblimi i sakrifices së prindërve të mi.

Amela, ti edhe më parë ke qenë pjesëmarëse tek “Gjeniu i vogël”. Si ndihesh tashmë që po arrin sukses edhe tek Kënga Magjike?

Kënga magjike ka qenë një nga eksperiencat më të bukura.Ndihem jashtë mase e lumtur dhe e vlerësuar që jam një nga pjesëmarrëset e këtij edicioni.

Cilat janë pritshmëritë e tua nga ky kompeticion?

Pritshmërite e mia janë cfarë meritoj me forcat e mia.

Cila është pika jote më e fortë?

Pika ime më e fortë është hapi im i sigurt dhe e mbroj suksesin tim me meritat e mia , gjithmonë kërkoj identitet të suksesit afatgjatë.

View this post on Instagram

Tani une storien time do filloj … #linkinbio 💚

A post shared by Amela Agastra (@amela.agastra) on

Këtë vit në Kënga Magjike konkurenca ishte shumë e fortë. Cila prej këngëve pjesëmarrëse të pëlqen më shumë?

Është e vërtetë që kishte shumë konkurencë te “Kënga magjike” dhe secila nga këngët kishte dicka të veçantë.Të gjitha këngët janë të bukura.

Pas pjesëmarrjes, sigurisht që edhe fama rritet. Si arrin ta menaxhosh?

Mundohem që ta menaxhoj sa më mirë.

Planet e tua për të ardhmen?

Përsa i përket planeve në të ardhmen është ende herët pasi kemi shumë ide kështu që po e lëmë surprizë.

Përgatiti: AlpeNews.al