“JASHTË SKENËS JAM I TURPSHËM”/ Aktori i “Portokallis” bën deklaratën që nuk e prisnim (FOTO) – AlpeGossip
“JASHTË SKENËS JAM I TURPSHËM”/ Aktori i “Portokallis” bën deklaratën që nuk e prisnim (FOTO)

“JASHTË SKENËS JAM I TURPSHËM”/ Aktori i “Portokallis” bën deklaratën që nuk e prisnim (FOTO)

Pak kush mund ta besojë që Irgen Çela, aktori që shohin çdo javë në spektaklin e humorit “Portokalli”, përtej skenës është një karakter i ndrojtur që nuk kërkon as vëmendje e as që të ekspozohet, për më tepër kur bëhet fjalë për jetën e tij private.
Irgeni, që të gjithë miqtë e thërrasin Xhoda, ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku foli ndër të tjera edhe për faktin se është i turpshëm veçanërisht kur e ftojnë në emisione televizive.

Duket se dëshira për të mos u ekspozuar shumë në media nuk është vetëm e Irgenit por edhe e bashkëshortes së tij. Gjatë bisedës në studio, aktori pohoi se të dy janë të njëjtit mendim që të mos e ekspozojnë jetën e tyre familjare.

“Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën familjare. Kjo është një zgjedhje personale e imja dhe e bashkëshortes time. Të dy jemi të një mendimi lidhur me këtë gjë, aq më tepër në lidhje,”-me djalin që përpiqemi ta ekspozojmë pothuajse fare.