“JE I PA EDUAKTË”/ Agravon debati mes Kiarës dhe Kristit: Turp të kesh, mëso të flasësh – AlpeGossip
“JE I PA EDUAKTË”/ Agravon debati mes Kiarës dhe Kristit: Turp të kesh, mëso të flasësh

“JE I PA EDUAKTË”/ Agravon debati mes Kiarës dhe Kristit: Turp të kesh, mëso të flasësh

Pasi diskutuan problematikat e shtruara nga populli dhe nga Vëllai i Madh, kryeministri dhe kabineti qeveritar, caktuan edhe ligjet përkatëse për secilën shkelje.

Pas mbledhjes së qeverisë me dyer të mbyllura, Kristi, Luizi, Elvisi dhe Qetsori dolën përpara popullit për të dhënë premtimet e tyre.

Kristi në rolin e Presidentit të Big Brother, Luizi në rolin e kryeministrit, Qetsori si Ministër i Brendshëm dhe Elvisi si Ministër i Jashtëm, u betuan të gjithë me dorën në Kushtetutë se do zbatonin me rigorozitet ligjin dhe se do ushtronin detyrën me përkushtim e profesionalizëm.

Pas kësaj, Kristi ka pasur një debat mjaft të fortë me Kiarën, e cila i është drejtuar duke i thënë ‘i pa edukatë’.

Pjesë nga debati:

Kiara: Je i pa edukatë. Të bëra një pyetje para dhe nuk ktheve përgjigje. Ça presidenti pretendon ti të bëhesh kur ti nuk thua as mirëmëngjes as natën e mirë

Kristi: Presidenti nuk ka nevojë të flasë me edukatë fare

Kiara: Ti duhet të jesh popullor, me popullin duhet të jesh shumë popullor që të kanë zgjedhur në këtë rol kaq të rëndësishëm

Kristi: Mua s’më ka zgjedhur populli, më zgjodhën banorët e Big Brother-it

Kiara: Po pra populli

Kristi: Po pse më zgjodhën kur jam i pa edukatë?

Kiara: Unë nuk të zgjodha, të zgjodhën ata që janë të korruptuar. Ti turp të kesh si president, shumë shpejt do të shkarkohesh.

Kristi: Zotëri, si i thuhet…

Kiara: Ti mëso të flasësh njëherë se nuk di të flasësh

Kristi: Zonjë ankohu me banorët që votuan, jo me mua

Kiara: Ik mo president koti, ti nuk dëgjon nga veshët njëherë

Kristi: Konsultohu me banorët që dhanë votën dhe shko e ankohu te Avokati i Popullit

Kiara: Patjetër që do ta bëj, as mos e vë në dyshim se nuk të shoh në atë karrige, nuk e meriton atë vend

Kristi: Avokati i Popullit…

Kiara: Se as vendosesh ligje nuk di, as të dëgjosh nuk di

Kristi: Ankohu te populli që më votuan

Kiara: Normale

Kristi: Shkoni te Avokati i Popullit