“JETA NUK ËSHTË GJITHMONË E THJESHTË”/ Afrona Dika e thotë hapur: Kam qenë viktimë e bullizmit – AlpeGossip
“JETA NUK ËSHTË GJITHMONË E THJESHTË”/ Afrona Dika e thotë hapur: Kam qenë viktimë e bullizmit

“JETA NUK ËSHTË GJITHMONË E THJESHTË”/ Afrona Dika e thotë hapur: Kam qenë viktimë e bullizmit

Ndarja nga jeta e modeles Kasia Lenhardt ka tronditur edhe shumë personazhe të njohur. I pari që reagoi i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë, ishte Ardian Bujupi, i cili kishte miqësi me modelen, që vrau veten mbrëmjen e djeshme.

“Nuk mund ta besoj dhe më duhet kohë që ta pranoj! Kasia ka ndërruar jetë dhe ka kryer vetëvrasje, por ditët e fundit ne kemi folur përditë për videoklipin e ri që donim të xhironim bashkë. Ajo ishte e mbushur me energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll”, shkroi Ardiani përkrah një fotografie me modelen e ndjerë.

Në lidhje me këtë rast të trishtë ka reaguar edhe bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika. Kjo e fundit ju ka bërë thirrje njerëzve që të ndalojnë së bullizuari të tjerët dhe ka hapur zemrën për të gjithë ndjekësit e saj. Afrona ka treguar se edhe atë e kanë bullizuar në fëmijëri, por ato situata mjaft të vështira e kanë bërë më të fortë dhe njeriun që është sot.

“Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë. Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ja dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten”, shkruan Afrona.