Jeta përrallore e djemve të Tom Doshit, trashëgimtarë të një “perandorie” (FOTO) – AlpeGossip
Jeta përrallore e djemve të Tom Doshit, trashëgimtarë të një “perandorie” (FOTO)

Jeta përrallore e djemve të Tom Doshit, trashëgimtarë të një “perandorie” (FOTO)

Më të spikaturit në rrjetet sociale janë padyshim pasanikët e rinj, të cilët reklamojnë veshjet apo automjetet e tyre luksoze në çdo postim.
Padyshim që këta janë fëmijët e biznesmenëve të pasur apo deputetëve të parlamentit të Shqipërisë.

Gjithmonë kanë qëndruar në hije përsa i përket famës, por djemtë e deputetit Tom Doshi bëjnë një jetë përrallore.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në çdo postim në Instagram.

Marcos preferon AMG-të gjykuar nga foto e shumta që poston me to. Një Mercedes AMG CLA ku kushton rreth 50 mijë euro dhe djemtë e Doshit kanë një batalion të tërë.

Ata frekuentojnë klubet më të mira në vendet më të shtrenjta jashtë vendit, ku gjithmonë gjenden në zonën VIP.

Përsa i përket “bishave” që për ta janë makina të thjeshta, posedojnë një autosallon më vete me një vlerë mbi 70 mijë euro.

Të rinjtë janë trashëgimtarë të hoteleve më luksoze në Tiranë dhe “Coloseut” në Shkodër ku thuhet se dhe materialet i kanë sjellë nga Austria.

Përsa i përket vilës madhështore në lagjen “Vorri i Bomit” në kryeqytet, është një parajsë më vete.

Materialet siguruar nga faqja e njohur në Instagram për promovimin e pasanikëve të rinj shqiptarë @RichKidsTirana.