JUSTIN BIEBER BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Pak para se të hipte në avionin e tij privat ndihmon të pastrehun – AlpeGossip
JUSTIN BIEBER BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Pak para se të hipte në avionin e tij privat ndihmon të pastrehun

JUSTIN BIEBER BËN GJESTIN E VEÇANTË/ Pak para se të hipte në avionin e tij privat ndihmon të pastrehun

Justin Bieber është parë së fundmi duke i dhënë para një njeriu të pastrehë jashtë një dyqani në Miami, Florida ditën e martë. Këngëtari kishte veshur një bluzë të gjerë me kapuç dhe një palë pantallona lejla teksa po nisej për në aeroport për të udhëtuar me avionin e tij privat.
Bieber i dha të pastrehit 20 dollarë dhe më pas vijoi rrugën për të cilën ishte nisur. Gjatë këtij momenti bujar të Justin, u vu re mungesa e bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin. Kujtojmë se momentalisht çifti është duke organizuar ceremoninë e tyre të dytë martesore, e cila do të zhvillohet në muajin shtator midis të afërmve dhe miqve më të ngushtë të dyshes.