KA PRANUAR HUNDËN OPERACION/ A ka bërë Samanta Karavella ndërhyrje të tjera? (FOTOT) – AlpeGossip
KA PRANUAR HUNDËN OPERACION/ A ka bërë Samanta Karavella ndërhyrje të tjera? (FOTOT)

KA PRANUAR HUNDËN OPERACION/ A ka bërë Samanta Karavella ndërhyrje të tjera? (FOTOT)

Samanta Karavella është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Që në fillimet e saj ajo ka ditur të vjedhë zemrat e të gjithë publikut me këngët të cilat ju kthyen në hite shumë shpejt.

Duke qenë se jemi mësuar ta shihim si pjesë të ekranit që të vogël, shumë shpesh qarkullojnë fjalë se Samanta ka ndryshuar shumë në paraqitje. Në fakt po të shohim fotot e saj nga vitet e mëparshme mund të kuptojmë se ajo ka bërë operacione plastike.

Bukuroshja në fakt e ka pranuar se ka bërë operacion hundën sepse nuk i pëlqente ajo që ka patur më parë.

Ndërsa nëse i shikojmë buzët, pavarësisht se nuk i ka patur të holla, në fotot e tanishme, buza e lartme i duket më e mbushur se më parë. E pyetur për buzët ajo nuk ka pranuar operacion por ka thënë se fryrja është efekt i një piercing që ka posht buzës së lartme.

Gjithsesi për sa kohë ajo nuk ka pranuar asgjë, të gjitha mbeten dyshime. /AlpeGossip.al