“KA SHUMË FAT TË KEQ”/ Françeska tregon se çfarë e lidh bashkëshortin e saj me Bardhin: Të dy… – AlpeGossip
“KA SHUMË FAT TË KEQ”/ Françeska tregon se çfarë e lidh bashkëshortin e saj me Bardhin: Të dy…

“KA SHUMË FAT TË KEQ”/ Françeska tregon se çfarë e lidh bashkëshortin e saj me Bardhin: Të dy…

Edhe pse sot gëzojnë një jetë të mirë në Angli, fillimet nuk kanë qenë të lehta për Françeska Muratin dhe bashkëshortin e saj. Kjo pasi bashkëshorti i saj, Ergysi, ka mbërritur në Angli me kamion, në mënyrë ilegale.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-Missi gjatë një interviste për “Top Arena” mbrëmjen e kaluar. Ajo madje zbuloi edhe një fakt që nuk e kemi ditur. Njësoj si Ergysi, edhe Bardhi Idrizi ka udhëtuar me kamion drejt Anglisë, por këtë të fundit e kanë kthyer.

“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen, ndërsa Ergysin jo”, e pyeti Françeskën, Alesia Bami.
“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ç’të bësh? Shumë fat të keq ka ky Bardhi”, -u përgjigj Françeska.

Ishte kjo një kunjë për partneren e Bardhit, Sara Gjordenin? Rikujtojmë se Françeska dhe Sara kanë pasur një përplasje në “BBV” për shkak të së cilës u eliminua Sara. Dy vajzat janë gjithashtu në jurinë e “She’s On Top”, por duket se nuk kanë në plan ta rregullojnë marrëdhënien mes tyre.