"Kameleonet" shqiptare/ Njihuni me VIP-et që NDRYSHOJNË "ditë për ditë" pamje (FOTO) - AlpeGossip
“Kameleonet” shqiptare/ Njihuni me VIP-et që NDRYSHOJNË “ditë për ditë” pamje (FOTO)

“Kameleonet” shqiptare/ Njihuni me VIP-et që NDRYSHOJNË “ditë për ditë” pamje (FOTO)

Flokët janë gjysma e bukurisë, të paktën kështu thonë. Në këtë aspekt njerëzit janë të ndarë, një pjesë pëlqejnë shumë të eksperimentojnë dhe të guxojnë me ngjyrën dhe me gjatësinë e tyre. Shumë të tjerë nuk janë aq shumë të guximshëm në këtë aspekt.

Disa nga vajzat e ekranit kanë treguar se nuk i qëndrojnë dot një stili dhe eksperimentojnë me flokët në mënyra nga më të ndryshmet.

Çiljeta është një prej atyre këngëtareve që eksperimenton shumë me pamjen e saj të jashtme. Gjithmonë shumë e vëçnatë dhe i përshtate mjaft mirë tipareve të saj të bukura.

Një herë bjonde, një herë brune, flokë të gjata të shkurtra Çiljeta duket se nuk do të rri shumë kohë njësioj por të ndryshojë.

Së fundmi këngëtarja është shfaqur me flokë të prera shkurt dhe në ngjyrë kafe.

Jonida Maliqi nuk është vetëm këngëtarja e bukur që kuron në çdo detaj imazhin e saj. Ajo është një tjetër personazh që ekseperimenton shumë me stilin sidomos me flokët. Nëse ka një personazh që i ka provuar të gjitha ngjyrat në flokë e njëherësh edhe shumë modele, është pikërisht Jonida. E duket se të gjitha i shkojnë. Bionde, brune, flokëkuqe, me kaçurrela, të drejta apo me baluke, kemi pasur mundësinë ta shohim këngëtaren në këto variante në skenë, ekran, kopertina revistash e rrjete sociale.

Aurela Gaçe që në daljet e saj të para në skenë ka mahnitur publikun për guximin që kishte në perfomancat e saj. Aurela ndryshon shumë dhe eksperimenton shumë si në stil make-up dhe flokë. Herë të kuqe, herë të zeza, rozë, blu, bjonde, Aurelën mund ta quajmë ndryshe “kameleon” pasi çdo stil i saj përshtatet pas veshjes dhe situatës që i duhet të paraqitet

Era Istrefi njihet për stilin e saj ekstravagant dhe për ngjyrat e flokëve që i ndryshon shpesh. Ajo i ka provuar të gjitha ngjyrat. Era ka provuar dhe stilin e flokëve “rasta” ku për një kohë të gjatë është shfaqur me to. Së fundmi këngëtarja po i qëndron ngjyrës së flokëve të zeza ku si çdo ngjyrë tjetër që ka provuar i shkon shumë.

Përgatiti AlpeNews.al