Këngëtarja shqiptare HABIT me deklaratën: Babai i dhëndërit më gjuajti në ditën e dasmës… – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare HABIT me deklaratën: Babai i dhëndërit më gjuajti në ditën e dasmës…

Këngëtarja shqiptare HABIT me deklaratën: Babai i dhëndërit më gjuajti në ditën e dasmës…

Era Rusi është një prej këngëtareve të afirmuara tashmë në tregun muzikore mbarëshqiptar, por edhe ajo rrëfen se ka patur peripeci në karrierën e saj.

Një e tillë i është shfaqur kur vendosi që të merrte pjesë e të këndonte në një dasmë. Ajo e rrëfeu në Top Show Magazine.

“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë”, tregon ajo.

Por a foli me dhëndërin ndonjëherë?

“Kush ja dëgjoi zërin djalit. Fola me babain”, shton Era duke qeshur.

Më pas, këngëtarja tregon sikletin që kishte për një muaj e gjysmë, deri kur u bë dasma.

“Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndërit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregon Era duke qeshur.