Reagimet për videot që qarkulluan dje ku Bora dhe Donaldi shihen krah njëri-tjetrit, nuk kanë munguar. Së fundmi ish-konkurrenti i “Përputhen”, Astriti shprehu se moderatorja nuk ka qenë në gjendje të mirë pas situatave të ndodhura me Donald Veshajn, duke e përshkruar atë si “nervoze, të stresuar dhe jo të lumtur.”
Por sipas tij gjithçka ndryshoi me rikthimin e Donaldit dhe sipas tij moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”
“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stres, nuk ishte e lumtur siç ka qenë. Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer”, tha Astrisi i ftuar në “Shqipëria Live”.