Kush është vajza misterioze që u kap në hotel me Stresin? Flet babai i reperit: Në momentin që…(FOTO) – AlpeGossip
Kush është vajza misterioze që u kap në hotel me Stresin? Flet babai i reperit: Në momentin që…(FOTO)

Kush është vajza misterioze që u kap në hotel me Stresin? Flet babai i reperit: Në momentin që…(FOTO)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe ‘Stresi’, prej disa ditësh ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Në hotelin ku u arrestua në flagrancë ishte edhe një femër tjetër, por identiteti i së cilës nuk u tregua dhe ajo u la e lirë.

Të gjithë menduan se Stresi po tradhtonte partneren e tij Kejsin, por kush është vajza që ishte në dhomën e hotelit të Stresit?

Në një intervistë për “SevenBizz” babai i reperit u shpreh se ky arrestim është inskenuar nga pushteti.

Sali Lusha u shpreh se punonjësit e hotelit i ndërruan dhomën pasi ai flinte gjithmonë në dhomën 3, por në momentin që një fanse(e cila ishte e ulur në karrige) tha që donte të bënte një fotografi me Stresin, ka hyrë policia dhe ka bërë kontroll.

Lusha tha gjithashtu se pistoleta e gjetur ishte vendosur qëllimisht aty.