LANË TAKIM PAS PUTHJES NË BUZË/ Zbulohet a e ka takuar Krist Aliaj striptisten që e “marrosi” pas përfundimit të “Big Brother Vip” – AlpeGossip
LANË TAKIM PAS PUTHJES NË BUZË/ Zbulohet a e ka takuar Krist Aliaj striptisten që e “marrosi” pas përfundimit të “Big Brother Vip”

LANË TAKIM PAS PUTHJES NË BUZË/ Zbulohet a e ka takuar Krist Aliaj striptisten që e “marrosi” pas përfundimit të “Big Brother Vip”

E mbani mend puthjen e famshme të Kristi me balerinën gjatë festës së beqarisë së Luizit?

Duket se historia nuk ka mbaruar me aq. Jori Delli ajo që ka ndarë me fansat e saj një video ku Kristi shfaqet duke hipur te makina e “Strip Club”-it. Si qëndron e vërteta e të gjithë kësaj Kristi vendosi ta sqaronte vetë: “Dola nga makina dhe çuditërisht ishte taksia aty, unë se prisja fare as ai shoferi në fillim nuk po shikonte fare, edhe unë kur e pashë më ka ardhur shumë për të qeshur sepse ishte koincidence”, u shpreh ai.

Më tej, finalisti u shpreh edhe për emocionet e finales së madhe dhe ato çfarë gjeti jashtë.

“Jo, e dija që ishte bërë nami por jo në këtë shkallë. Te qytetet më vinte çudi por të shikosh video dhe imazhe është tjetër dhe ta përjetosh është gjë tjetër. Ishte goxha graduale rikthimi në realitet dhe në shoqëri. Mezi po prisnin të më tregonin se çfarë ka ndodhur jashtë. Gjëja e parë që më kanë thënë nga episodi i sëmundjes që u shkëput çdo gjë nga aty, protestat nuk e dija se ishin me të vërtetë kaq masive. Çfarë më ka pëlqyer, ‘feedback’-u që kam marrë nga njerëzit edhe nga vende ku nuk e prisja fare. Momenti më real që ka ndodhur është kur erdhi babai i mërzitur, me shumë dyshime me pasiguri.

Ishte momenti më i vështirë, kur u fut një baba, Sabiani. Ai ka qenë momenti më delikat. Prindër të një të dashure kam takuar, por jo në atë formë të një ‘reality-show’ me njerëz të tjerë qa donin të përfitonin nga situata dhe shtonin komente. Ishte shumë e vështirë. Ishte i vetmi moment ku u binda që duhet të dal që të shpëtoja çdo gjë, marrëdhënien, veten dhe personat. Jam shumë krenar, desha të fitoja. Edhe komentet që merrja ishin logjike. E vlerësoj edhe gjërat që ka bërë Luizi sepse ka bërë shumë gjëra të mira, unë e kam kritikuar gjithmonë, por kam parë edhe disa gjëra që më pëlqyen. Fillova ta kuptoj”, u shpreh Kristi për rrugëtimin e tij.