LËNË “HELL’S KICHEN”/ Renato dhe konkurrentët gatuajnë për të prekurit nga tërmeti (FOTO) – AlpeGossip
LËNË “HELL’S KICHEN”/ Renato dhe konkurrentët gatuajnë për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

LËNË “HELL’S KICHEN”/ Renato dhe konkurrentët gatuajnë për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Shumë personazhe publike kanë kontribuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mes tyre dhe shefi i kuzhinës Renato Mekolli, i cili ka pezulluar emisionin ‘Hell’s Kitchen’ këtë të premte. Ai së bashku me konkurrentët po gatuajnë që t’iu dërgojnë ushqime të ngrohta familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Renato është shprehur se ‘Hell’s Kitchen’ nga studio ‘Nova’ e ‘Top Channel-it’, sot është zhvendosur në realitetin e vërtetë, ku njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe ushqime.

“Sot, sigurisht që nuk do të ketë “Hell’s Kitchen” në trasmetim. Ama kuzhina është sot më aktive se kurrë. Konkurrentët së bashku me mua jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’ju dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri, familjeve të dëmtuara nga tërmeti. “Hell’s Kitchen” do të zhvendoset sot nga studio “Nova” e Top Channel në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit kanë sot shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por dhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme “Kush ka mundësi vepron” dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë”, ka shkruar Renato në një postim të bërë në Instagram.

Një ndër vendet e para, ku ai dhe konkurrentët kanë ndaluar është në Bubq.