LUANA VJOLLCA SJELL KËNGËN E RE/ Bashkëpunimi që po çmend fansat (FOTO) – AlpeGossip
LUANA VJOLLCA SJELL KËNGËN E RE/ Bashkëpunimi që po çmend fansat (FOTO)

LUANA VJOLLCA SJELL KËNGËN E RE/ Bashkëpunimi që po çmend fansat (FOTO)

Luana Vjollca gjatë kësaj periudhe larg ekranit i është përkushtuar me pasion muzikës duke punuar në studio për këngën e saj të rradhës.

Me anë të një fotoje në Instagram, Luana ka treguar look-un me të cilin do ta shohim në videoklip duke u shfaqur e veshur me të bardha dhe si gjithnjë në super formë.

Këngëtarja ka zbuluar se do vijë me një bashkëpunim, mirëpo i ka çmendur fansat duke mos e zbuluar emrin.

Menjëherë kanë nisur aludimet e shumta se me cilin këngëtar do e sjellë këngën e re Luana, por gjithçka pritet të zbulohet nga vetë këngëtarja.