“LUM SI…”/ Luizi poston foton e parë me Kiarën dhe ka diçka për t’i thënë – AlpeGossip
“LUM SI…”/ Luizi poston foton e parë me Kiarën dhe ka diçka për t’i thënë

“LUM SI…”/ Luizi poston foton e parë me Kiarën dhe ka diçka për t’i thënë

Mjafton një postim i Luiz Ejllit në profilin e tij të “Instagram”-it dhe e gjithë vëmendja është tek ai. Mbrëmë, fituesi i “Big Brother VIP 2” ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito.

Kjo është foto e parë me Kiarën që Luizi poston në “Instagram”-in e tij, që pas mbarimit të reality show-t.

Dyshja shfaqen të veshur shumë elegantë teksa me këtë rast, këngëtari i dashur për publikun ka hedhur edhe një thumb.

“Lum si Kiara”, shkruan fituesi i BBV2 krah fotos duke vendosur edhe një emoji që shkel syrin.

Ky duket si një thumb pas “Post Big Brother”, ku Olta Gixhari i tha Luizit se ai nuk është për Kiarën dhe se nuk i sheh një çift afatgjatë.