ME KUFJE NË VESH DHE DUKE LUAJTUR NË PIANO/ Klea Huta publikon VIDEON dhe FOTON e veçantë të djalit që po ndjek hapat e tyre – AlpeGossip
ME KUFJE NË VESH DHE DUKE LUAJTUR NË PIANO/ Klea Huta publikon VIDEON dhe FOTON e veçantë të djalit që po ndjek hapat e tyre

ME KUFJE NË VESH DHE DUKE LUAJTUR NË PIANO/ Klea Huta publikon VIDEON dhe FOTON e veçantë të djalit që po ndjek hapat e tyre

Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë vitin që lamë pas.

Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.

Megjithëse ende i vogël, Kridi po ushqehet me dashurinë për muzikën ndërsa Elgiti na ka kënaqur të gjithëve me videon e fundit të të birit.

Ai ka filmuar Kridin që ka vendosur duart mbi piano, siç mund ta shihni. Madje, ka vendosur edhe kufjet!

I vogli rritet dita-ditës dhe Klea i ka shtuar dozat e përditshme të fotove e videove të të voglit, që na kënaqin sytë! Krid është 10 muajsh dhe tashmë ka nisur të dalë edhe me shokët e tij në lagje. Klea dëshiron që i vogli të fillojë të socializohet sa më shpejt me miqtë e tij të vegjël dhe Krid duket se i shijon shumë këto momente.

Klea ka ndarë në Instagram një foton në të cilën Krid shihet duke luajtur me shokët e tij. Krid shihet veshur me një kostum sportiv në ngjyrë lejla dhe kjo foto nga vërteton se koha kalon shumë shpejt, sidomos për fëmijët e vegjël.

Madje herë pas here e kemi parë Krid ta shoqërojë Klean edhe në xhirimet e emisionit “Këngë moj” dhe së shpejti ai do të jetë shoku më i mirë i mamit.