Ato janë dy nga këngëtaret më të dashura në vendin tonë, të cilat që në daljet e para kanë rrëmbyer zemrat e publikut me zërin e veçantë. Bëhet fjalë për dy këngëtaret e njohur të “Top Channel”, Marsela Çibukaj dhe Kamela Islamaj, të cilat përveçse kolege janë edhe mikesha.
Mbrëmjen e djeshme dy vajzat ishin të ftuara në puntatën e parë të emisionit “Soiree”, ku moderatorja Jonida Shehu i ka pyetur se nëse ishin mikesha shumë të mira. Kësaj pyetje, Kamela i është përgjigjur me një ‘Ndonjëherë’, duke treguar se Marsela është një njëri shumë pesimist që ankohet gjithmonë për gjithçka.
“Po ja në fillim, thoshte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë” – tha Kamela, duke nxjerr kështu zbuluar lidhjen e Marselës.