ME PUSHIME NË EGJIPT/ Rudina ndan fotot më të ëmbla familjare me bashkëshortin dhe vajzën – AlpeGossip
ME PUSHIME NË EGJIPT/ Rudina ndan fotot më të ëmbla familjare me bashkëshortin dhe vajzën

ME PUSHIME NË EGJIPT/ Rudina ndan fotot më të ëmbla familjare me bashkëshortin dhe vajzën

Prej shumë vitesh është pjesë e pandashme e ekraneve tanë, por veten ka preferuar ta ruajë nga mediat.

Daljet e saj kanë qenë të pakta, duke preferuar të kufizohet vetëm te karriera. Mjafton të theksojmë këtu se moderatorja nuk e ka publikuar kurrë imazhin e vajzës së saj, Mia.

Por, duket se në këto pushime që po bën për familjen edhe Rudina Magjistari është “dorëzuar”. Nga Egjipti ku po pushon me burrin dhe vajzën, Rudina ka ndarë disa imazhe të ëmbla nga familja.

Rudina Magjistari si asnjëherë më parë, publikon fotot e

Do të duhej pikërisht një vizitë në muze, për të zbuluar imazhin e Mias, por edhe të na sjellë edhe njëherë në vëmendjen sesa bukur duket në krah të partnerit të saj.

Rudina Magjistari si asnjëherë më parë, publikon fotot e

Rudina dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj.

Në një intervistë të para disa javëve, Rudina tha se edhe pse punë e tyre kërkojnë shumë kohë, ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj, sepse dua të jem pranë familjes”, tha ajo.