ɢᴇᴛ ᴇxᴄɪᴛᴇᴅ!@JonahHill hosts #SNL this week with musical guest @maggierogers!
Nuk kanë kaluar as dy javë që kur Pete Davidson dhe Ariana Grande anuluan fejesën e tyre, dhe Pete tashmë ka nisur të tallet me propozimin që i bëri këngëtares.
Në një promo të episodit të ri të “Saturday Night Live”, Pete u bashkua me aktorin Jonah Hill dhe interpretuesen Maggie Rogers.
Gjatë prezantimit, ai madje i propozoi për martesë Maggie-s e cila sigurisht që refuzoi.
“Hej Maggie, unë jam Pete. Do të martohesh me mua?”
“Jo”, iu përgjigj ajo në mënyrë të prerë.
Sigurisht që ata nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe kjo ishte e ngjashme me marrëdhënien që Pete pati me Ariana Granden, të cilës i propozoi vetëm një muaj pasi ishin lidhur.
Më pas ai u shpreh se ky ishte refuzimi i tretë që merr pas ndarjes me Cazzie David dhe Ariana Grande-s.










![Pasi ekspozoi të pasmet dhe na prezantoi “të dashurin”, Rashel Kolaneci çudit me veprimin e saj! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/02/rashelifotocover5-400x237.jpg)



