NA PREKU TË GJITHËVE/ Bes Kallaku tregon herën e fundit kur ka qarë – AlpeGossip
NA PREKU TË GJITHËVE/ Bes Kallaku tregon herën e fundit kur ka qarë

NA PREKU TË GJITHËVE/ Bes Kallaku tregon herën e fundit kur ka qarë

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” së fundmi ishte aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.

Ky i fundit iu përgjigj të gjitha pyetjeve të bëra nga fëmijët, duke shkaktuar mjaft të qeshura.

Një prej tyre dëshironte të dinte nëse Besi kishte qarë kur i ka lindur vajza, Ajka, apo jo.

“A qajnë burrat? Kur more Ajkën për herë të parë në duar a qave?”, e pyeti Besin një nga fëmijët.

Ndërkohë aktori i dashur për publikun pa kurrfarë hezitimi u përgjigj:

“Zakonisht burrat nuk qajnë, por unë kam mendimin që ata njerëz që nuk kanë ndjenja, ata nuk qajnë. Dhe ata që nuk janë burra, ata nuk qajnë”.

Në vijim, Besi i preku të gjithë kur tregoi se hera e fundit kur ai ka qarë ka qenë para dy ditësh: “Kur i preka kicin (dhëmbin) Ajkës!”

Kjo përgjigje shkaktoi ovacione dhe duartrokitje të shumta në sallë.