“NDËRROJA PAMPERSIN”/ Adelina Tahiri kritikohet nga fansat (FOTO) – AlpeGossip
“NDËRROJA PAMPERSIN”/ Adelina Tahiri kritikohet nga fansat (FOTO)

“NDËRROJA PAMPERSIN”/ Adelina Tahiri kritikohet nga fansat (FOTO)

Muajin e kaluar, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov u bënë për herë të parë prindër.

Këngëtarja lindi një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Jon. Ashtu si shumë nëna VIP, edhe Adelina ka zgjedhur mos ta ekspozojë fytyrën e vogëlushit në rrjete sociale dhe poston vetëm duart e tij të vogla, ose këmbët.

Kështu ka ndodhur edhe sot kur Adelina postoi një foto ku shihet duke mbajtur këmbën e Jonit teksa postimin e shoqëron me zemra. Mirëpo përpos komenteve dashamirëse, ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar këngëtaren duke i treguar t’ja ndërrojë pampersin djalit apo t’i presë thonjtë.

“Urime po ndërroja pampersin se vija blu tregon që e ka kryer nevojën beba”, i komenton një ndjekëse Adelinës. “Thonjt preji o Adeline, me jetë të gjatë Joni”, i komenton një tjetër.