Lajmin e ka konfirmuar edhe familja e tij, të cilët njoftuan se vdiq nga kanceri.
Kurtz ka punuar me George Lucas në “American Graffiti” me origjinalin e Star Wars dhe vazhdimin e The Empire Strikes Back, kurse filmat e tjerë përfshijnë “The Dark Crystal” dhe “Return to Oz”.
Lindur në Los Angeles në vitin 1940, Kurtz filloi si asistent regjisor në “Ride in the Whirlwind”.
LucasFilm, producent i filmave Star Wars, e kujtoi atë si “një njeri me talent të madh dhe inteligjencë” i cili “lë prapa një trashëgimi të fuqishme në film”.