Një tjetër rregull strikt për Meghan Markle! Këto ushqime ajo nuk duhet t’i konsumojë kurrë – AlpeGossip
Një tjetër rregull strikt për Meghan Markle! Këto ushqime ajo nuk duhet t’i konsumojë kurrë

Një tjetër rregull strikt për Meghan Markle! Këto ushqime ajo nuk duhet t’i konsumojë kurrë

Tani që është shpallur Dukeshë e Sussex-it, Meghan-it i duhet t’i nënshtrohet disa rregullave strikte dhe sigurisht t’i zbatojë ato me përpikmëri. Edhe pse duket disi e çuditshme Dukeshës i është ndaluar që të konsumojë disa lloje ushqimesh, sidomos kur ajo është në vizita zyrtare.

Një gjë të tillë e tregon “Marie Claire”, ku shkruan për ushqimet që Meghan i ka kategorikisht të ndaluara t’i hajë. Ushqimi i parë që i është ndaluar asaj është hudhra. Meghan e ka të ndaluar të hajë hudhër dhe çdo ushqim që e përmban atë brenda. Kjo për faktin se është një ushqim që lë aromë të pakëndshme pas konsumimit, por edhe sepse Mbretëresha Elisabeta II nuk e lejon këtë produkt të futet në kuzhinën e Pallatin Mbretëror.

“Ne kurrë nuk gatuajmë apo servirim diçka që ka hudhër apo shumë qepë brenda. Mbretëresha nuk do që të gatuhet asgjë që ka si ingredient hudhrën”, ka thënë Darren Mc Grady, i cili është shef i kuzhinës së pallatit Buckingham.

Anëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar gjithashtu që të hanë produkte e detit, sidomos kur ata janë në një takim zyrtar. Kjo ka një arsye madhore dhe lidhet me çrregullimet që mund të sjellin këto produkte.