Një vajzë energjike, që solli risi në tregun muzikor me kërcimet ekspresive në videoklipet e saj apo me muzikën që bënte. Na kujtohet të gjithëve kënga “Dridhem” dhe energjia e performancës së Genta Ismajlit në atë klip.
Vitet kanë kaluar, këngëtarja ka vazhduar të vijë me këngë ritmike dhe ekspresive, por me një vendim për të bërë ndryshime në portretin e saj. Në çdo foto që artistja poston në rrjetet sociale duket gjithmonë edhe më ndryshe, larg imazhit të vajzës me buzët e holla, dhe me sytë e bukur që shihnim dikur.
Nuk e dimë edhe sa ndryshime do të bëjë artistja tek portreti i saj, por një gjë është e sigurt, nuk ka ngelur pothuajse asgjë nga Genta e dikurshme.