Pasi u tha se është ndarë nga Melita, Majk më në fund takohet me të birin (VIDEO) – AlpeGossip
Pasi u tha se është ndarë nga Melita, Majk më në fund takohet me të birin (VIDEO)

Pasi u tha se është ndarë nga Melita, Majk më në fund takohet me të birin (VIDEO)

Ditën e djeshme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Majk me shumë mundësi është ndarë nga e dashura e tij Melita Nushi, pasi është fotografuar në shoqërinë e një femre tjetër.

“Prive” publikoi një foto ku Majk ishte në shoqërinë e një vajze brune të panjohur dhe mjaft simpatike dhe madje u aludua se ajo është e dashura e tij e re.

Mirëpo ndërkohë që në media po përflitet për lidhjen e tij të re, Majk pas shumë kohësh ka publikuar në Instastory një video të të birit, Roanit. Prej kohësh Majk po akuzohej nga fansat se ai nuk kalonte kohë me të birin dhe madje nuk ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së tij të parë.

Dje Majk i ka surprizuar të gjithë teksa pas shumë kohësh u ka treguar fansave të tij se e ka kaluar fundjavën në shoqërinë e të birit, i cili nga dita në ditë duket sikur i ngjan gjithmonë e më shumë reperit të njohur.