NUK DO TË NA SHKONTE KURRË MENDJA/ Flori Mumajesi ”i dorëzohet” Arilena Arës! – AlpeGossip
NUK DO TË NA SHKONTE KURRË MENDJA/ Flori Mumajesi ”i dorëzohet” Arilena Arës!

NUK DO TË NA SHKONTE KURRË MENDJA/ Flori Mumajesi ”i dorëzohet” Arilena Arës!

Dje në mbrëmje, kur askush s’e priste Flori Mumajesi publikoi këngën e re me titull “Doja”. Në fakt, më e saktë do të ishte nëse themi: “Arilena Ara publikoi bashkëpunimin e ri me Flori Mumajesin”!

Balada e radhës u prit ashtu siç priten zakonisht këngët që vijnë nga Flor Mumajesi, me shumë entuziazëm dhe padurim, por kësaj here kishte diçka ndryshe. Si rrallëherë, (për të mos thënë si kurrë më parë), kënga nuk është realizuar nga vetë Flori.

“Doja”, është kompozuar nga Darko Dimitrov 3 vite më parë dhe shkruar nga Lindon Berisha. Flori, që historikisht ka interpretuar këngë të prodhuara nga vetë ai, këtu vjen si thjesht si këngëtar.

Pra, pas thuajse një jete si kantautor, Mumajesi, “iu dorëzua” Arilenës dhe erdhi si “i ftuar” në një këngë e saj, kompozuar nga Dimitrov, që me shumë gjasa do të jetë po aq e suksesshme sa “Nëntori” fatsjellës.