NUK E PRISNIM/ Ariana shkoi ta takonte Pete pas statusit terrorizues për vetëvrasjen, por veprimi i tij i shtangu të gjithë – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Ariana shkoi ta takonte Pete pas statusit terrorizues për vetëvrasjen, por veprimi i tij i shtangu të gjithë

NUK E PRISNIM/ Ariana shkoi ta takonte Pete pas statusit terrorizues për vetëvrasjen, por veprimi i tij i shtangu të gjithë

Pete Davidson refuzoi të takonte këngëtaren Ariana Grande, kur kjo e fundit mbërriti me vrap në studion e “Saturday Night Live” pas statusit të tij terrorizues në “Instagram”. Aktori i humorit njoftoi sigurimin e ndërtesës të mos lejonte ish-të fejuarën e tij të ngjitej lart, kur miqtë e Arianës e njoftuan se ajo ishte shumë e shqetësuar dhe po shkonte ta takonte.

Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ndihet shumë keq për ish të fejuarin e saj, por kurrsesi nuk e pranon se është fajtore për dhimbjen e tij.

Të shtunën, Pete shkroi në rrjetet sociale një mesazh që terrorizoi fansat, familjarët dhe miqtë e tij.

“Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova”, – shkruante ai dhe më pas fshiu llogarinë në Instagram.

Menjëherë, oficerë të policisë së New York-ut nxituan drejt studiove të SNL në Manhattan për t’u siguruar se Pete ishte mirë. Aktori tregoi se ishte mirë dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Pete ka rrëfyer se ka pasur probleme me shëndetin mendor, që ur ishte nëntë vjeç si dhe më vonë u bë i varur nga heroina.