Të kujdesurit për veten është kthyer në diçka mjaft “jetike” kohët e fundit dhe të gjithë bëjnë çmos që të duken sa më mirë. Kjo ndikon jo vetëm në rritjen e vetëvlerësimit por edhe i shton “pikë” asaj çka mendojnë të tjerët.
Përditësimi me të rejat nga moda është e rëndësishme për vajzat e showbizzit megjithatë tendencat e fundit të saj shpeshherë kërkojnë shumë guxim.
Kësaj here jemi përqëndruar tek flokët të cilat përkundër pjesës më të madhe, disa prej vajzave të famshme ngurojnë të eksperimentojnë me to. Tendencat e ngjyrës së flokëve ndryshojnë vazhdimisht por këto vajza i shohim po njëlloj, me “frikën” e ndryshimit. E si zgjidhje për këtë ato kanë gjetur paruket. Mjaft praktike, me çfarëdolloj ngjyre apo modeli, ato mund ti përdori kushdo. Floku nuk dëmtohet aspak dhe gjithnjë je e “updateuar” me modën.
AlpeNews.al ju njeh me disa nga vajzat e ekranit të cilat i kanë “rënë shkurt” për tu dukur sa më bukur:
Luana Vjollca
Enca Haxhiaj
Bora Zemani
Oriola Marashi
Ronela Hajati
Era Istrefi
Orina Huta
Altuna Sejdiu