Festivali i Këngës në RTSH vjen me risi këtë vit dhe një prej tyre do jetë “Aperi Fest”, që ndodh për herë të parë në historinë e organizimit të këtij festivali.
“Revista Class” bën të ditur se në fillim të muajit të ardhshëm nis transmetimi në Radio Televizionin Shqiptar dhe në kanalin YouTube i “Aperi Fest”, një hapësirë e dedikuar për artistët që do të ngjiten këtë vit në skenën e festivalit.
Në formatin që i është besuar gazetarit Eni Shehu, do të jenë protagonistë këngëtarët dhe një panel gazetarësh që do u drejtojnë pyetje artistëve.
Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision. Festivali këtë vit do prezantohet nga Alketa Vejsiu dhe regjisore është Vera Grabocka.