“NUK TË LË TË IKËSH”/ Afrona paralajmëron Bleron para dasmës (FOTO) – AlpeGossip
“NUK TË LË TË IKËSH”/ Afrona paralajmëron Bleron para dasmës (FOTO)

“NUK TË LË TË IKËSH”/ Afrona paralajmëron Bleron para dasmës (FOTO)

Këngëtari i njohur Blero dhe modelja Afrona Dika do martohen në shtator  me një dasmë në një nga hotelet luksoze në zonën e Ranës së hedhur në Shqipëri.

Përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe janë ftuar 600 veta të cilët do të akomodohen për një ditë në hotelin luksoz.

Pritet që dasma e tyre të jetë një nga më të kushtueshmet në estradën shqiptare.

Ditën e sotme Afrona i ka bërë një dedikim Bleros me një postim në Instastory ku shkruan: “Nëse e gjen dikë që të bën të buzëqeshësh, që të kontrollon shpesh për ta ditur nëse je mirë, që kujdeset për ty dhe që dëshiron më të mirën për ty, mos e lë të shkojë”, shkruan Afrona.

Në një intervistë për “Prive”, Blero u shpreh se ka qenë gati të martohet që prej momentit kur i ka propozuar Afronës.

“Që kur jam ulur në dy gjunj dhe i kam propozuar Afronës, e kam ditur se jam gati”, tha Blero.