"NUK VEÇOJ ASNJË"/ Mosha e mbajti larg kolegëve, Greta Koçi nuk ka asnjë... (VIDEO) - AlpeGossip
“NUK VEÇOJ ASNJË”/ Mosha e mbajti larg kolegëve, Greta Koçi nuk ka asnjë… (VIDEO)

“NUK VEÇOJ ASNJË”/ Mosha e mbajti larg kolegëve, Greta Koçi nuk ka asnjë… (VIDEO)

Greta Koçi ishte e ftuara speciale e emisionit “Mos i fol shoferit” në Ora News ku foli për marrëdhënien me kolegët e saj. Ajo nuk është përfolur asnjëherë për skandale apo sherre me artistët e tjerë të estradës, prandaj shpjegoi se si ia del të ketë raporte të mira me të gjithë.

Greta Koçi: Është kaq e cuditshme në kaq shumë vite, por nuk kam ndonjë të afërt. Asnjëherë gjatë karrierës sime nuk kam ruajtur marrëdhënie të ngushta me askënd. Madje nuk e harroj, kemi qenë në avion në Sinan Hoxha dhe Genci ishte pas. Në atë kohë isha 16 vjec. I tha e shikon këtë këtu, këtë as ne nuk e takonim dot. Në fakt, isha shumë e vogël për ta kuptuar. Ndoshta do kisha dëshirë që të rrija me kolegë. Por kisha menaxhimin e tillë që nuk duhet të kisha shumë kontakte më tepër se një përshëndetje apo përqafim para se të dilja në skenë. Kështu u mësova. Ruaj raporte të mira me të gjithë. Kur shihemi, hamë drekë, rrimë nëpër koncerte por përtej kësaj, nuk di të vecoj ndonjë. Nuk di të vecoj asnjë.

Nuk mungoi komenti i Gretës për artistët e saj të preferuar në tregun muzikor shqiptar.

Rudina Dembacaj: Këngëtarja e preferuar?

Greta Koçi: Aurela Gace.

Rudina Dembacaj: Këngëtari?

Greta Koçi: Arditi, Eugent Bushpepa, ka shumë emra.