PAS SURPRIZËS PËR SHËN VALENTIN/ Flet për herë të parë Klaudia Pepa – AlpeGossip
PAS SURPRIZËS PËR SHËN VALENTIN/ Flet për herë të parë Klaudia Pepa

PAS SURPRIZËS PËR SHËN VALENTIN/ Flet për herë të parë Klaudia Pepa

Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin balerina e famshme shqiptare postoi një foto shumë romantike.

Klaudia shfaqej në vaskë, e rrethuar me tollumbaca të kuq në formë zemre dhe menjëherë u përfol se Shën Valentini e gjeti çift.

Mirëpo në një prononcim për “Revista Class”, Klaudia ka treguar se nuk ka trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj.

“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, është shprehur Klaudia.

Image