Pasi ishin bashkë në Portokalli dikur, Eneda Tarifa dhe Salsano bashkohen sërish në një tjetër skenë – AlpeGossip
Pasi ishin bashkë në Portokalli dikur, Eneda Tarifa dhe Salsano bashkohen sërish në një tjetër skenë

Pasi ishin bashkë në Portokalli dikur, Eneda Tarifa dhe Salsano bashkohen sërish në një tjetër skenë

E kujtoni besojmë se për një kohë të gjatë, këngëtarja Eneda Tarifa qëndroi si prezantuese dhe aktore në Portokalli krah Salsanos dhe Xhemi Shehut. Megjithatë ajo pati një shkëputje për t’ju rikthyer tashmë në formatin “The Voice Kids” si trajnere, i cili po transmetohet aktualisht në Top Channel.

Në të gjitha intervistat që ka dhënë Eneda ka treguar se eksperienca e saj në “Portokalli” ka qenë ndër më të mirat dhe se ruan kontakte me shumicën prej personave që ende punojnë atje. Në fakt mbrëmjen e djeshme këto fjalë janë vërtetuar pasi në club-in ku Eneda këndon këtë sezon, ajo ka ftuar në skenë Salsanon për të kënduar bashkë dhe ashtu ka ndodhur.

Kjo na bën të kuptojmë se dyshja ende ruan kontakte të mira me njëri tjetrin dhe se nuk i dihet nëse në një moment të dytë ata mund të vijnë në bashkëpunim në këngë sepse suksesi që patën mbrëmjen e djeshme ishte i madh.

Interesant do ishte një bashkëpunim në këngë, ne të Blitz.al themi ta mendoni një herë…