PATËN FILLIMET E TYRE TEK “GJENIU I VOGËL”/ Këngëtarët shqiptarë dhe rrugëtimi i tyre – AlpeGossip
PATËN FILLIMET E TYRE TEK “GJENIU I VOGËL”/ Këngëtarët shqiptarë dhe rrugëtimi i tyre

PATËN FILLIMET E TYRE TEK “GJENIU I VOGËL”/ Këngëtarët shqiptarë dhe rrugëtimi i tyre

Fillimet për disa nga këngëtarët/et shqiptare qenë shumë të vështira dhe me ngjitje të shkallëve një nga një deri në suksesin e madh të arritur ditët e sotme.

Për disa daljet e para televizive ishin në moshën 12 apo 14 vjeçare tek “Gjeniu i vogël” 1.

Këngëtarja që na kujtoi së fundmi “Gjeniun e Vogël” ishte Xhensila Myrtezaj e cila ka postuar foto dhe kujton me noatalgji ato vite të fillimit të saj.

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë. Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij, ” shkruan këngëtarja.

View this post on Instagram

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë… Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. ♥️ #gjeniuivogel

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Por Xhensila nuk ka qënë e vetmja që ka marrë pjesë në Gjeniun e parë, sot ata janë kolegë dhe miq shumë të mirë. AlpeGossip.al ju sjell fotot e tyre në skenën e Gjeniut dhe për të parë si kanë qënë ata të vegjël.

Olta Boka

Laura Nexha

Lindi Islami

Pjesmarrëse në Gjeniun e vogël ka qënë dhe Klaudia Pepa por jo si këngëtare por si balerinë. Ajo ka fituar edhe çmimin e parë si balerina më e mirë në “Gjeniun e Vogël”.

Krusita