PËRFSHIU DHE KEISIN/ Stresi bëri komentin më vulgar për femrat, por… – AlpeGossip
PËRFSHIU DHE KEISIN/ Stresi bëri komentin më vulgar për femrat, por…

PËRFSHIU DHE KEISIN/ Stresi bëri komentin më vulgar për femrat, por…

Sikur të mos mjaftonte gjithë ai debat që u bë mes Keisit dhe Roza Latit, për skeçin e arrestimit të Stresit nga policia, reperi tani i ka hedhur benzinë zjarrit me një deklaratë të fundit të bërë në Instastory.

Stresi bëri komentin shumë vulgar për femrat duke bërë pjesë të deklaratës edhe partneren e tij Keisi. Në postimin e tij Stresi lë të kuptohet se duhet të lidhesh me një femër në moshë të vogël për të qenë i sigurt për ndershmërinë e saj. Ai shprehet se Keisin e ka rritur vetë dhe është i sigurt për të!

Ja çfarë shkruan ai tekstualisht:

“Unë për vete e kam rritur vetë. Po ju pyetini njëherë gratë në sa raka janë gjujt pa i marr ju. Budallenj të gjorë”.

Nuk e dimë se me kë e ka Stresi dhe cilët janë ata “budallenj të gjorë” të cilëve ju drejtohet, por për femrat duket tepër fyes!  Për ne, një budalla është ai që mendon se duhet ta marrësh partneren sa më të vogël për t’u siguruar se është e ndershme dhe nuk ka ndërruar partnerë të tjerë!

Kjo që reperi ka thënë s’është e drejtë as për Keisin e as për femrat e tjera që e lexojnë, pasi duke qenë një personazh publik Stresi ndikon te fansat e tij të rinj duke përçuar dashje padashje mesazhe të tipit: Të pasurit më shumë partnerë në këtë jetë, të bën të pandershme!

Hej, jemi në 2020-n, femrat janë emancipuar dhe boll më me çështjen e virgjërisë! Nëse një mashkull mjaftohet me një pikë gjaku për të qenë i qetë për gjithë të kaluarën e femrës që ka në krah, atëherë a bën ai mashkull për ty?!

Kjo nuk është hera e parë që Stresi bën deklarata të tilla për femrat, pasi edhe në emisionin “Why not” me Roza Latin, ai u shpreh se femrat shqiptare janë për të ardhur gjynah që kanë përfunduar në rrugët e Tiranës, nëpër jetën e natës.

“Shkojnë me moshën e baballarëve tanë, shembulli më i poshtër, më i pështirë, më i degjeneruar. Femra 18 vjeçe për çfarë po shkon me moshën e babit tim? Se është i bukur, se është i pastër, jo nuk është nikoqir”.

“Na ka ardhur në majë të hundës dhe po vazhdon, nuk i sheh nëpër lagje i sheh jashtë Tirane. Pogradec, Korçë aq larg ikin”, shprehej ai i revoltuar, por prisni të dëgjoni deklaratën më maskiliste ever!

“Po ndajnë shumë familje po ndodh një gjendje kaosi, po ndajnë çifte që janë dashuruar, tani meshkuj janë” (min 54)!!

Domethënë meshkujt le të prishin martesat dhe le të tradhtojnë gratë me femra në moshë sa vajza e tyre, në fund të fundit atyre s’ke ç’ju bën se janë meshkuj!