PËRFUNDON NATA E PARË E EUROVIZIONIT/ Greqia dhe Serbia futen në finale (FOTO) – AlpeGossip
PËRFUNDON NATA E PARË E EUROVIZIONIT/ Greqia dhe Serbia futen në finale (FOTO)

PËRFUNDON NATA E PARË E EUROVIZIONIT/ Greqia dhe Serbia futen në finale (FOTO)

Ditën e djeshme u mbajt nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës në Tel Aviv. Sikurse është traditë, festivali u hap me këngën fituese të edicionit të kaluar, “Toy”nga Netta.

Pas 17 performancave të ndryshme që i dhuruan publikut një show të vërtetë, u kualifikuan për në finale këto 10 shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Eventi u prezantua nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe supermodelja e njohur Bar Refaeli.

Ndërkohë Shqipëria, këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit të 57 të këngës në RTSH. Ajo konkurron në natën e dytë gjysmëfinale në datën 16 maj.

Maliqi do të jetë e 14-ta në rradhë, që është dhe kodi i votimit për këngën shqiptare.