PËRJETOI NJË KRIZË TË FORTË PANIKU/ Selena Gomez shtrohet në një institucion psikiatrik – AlpeGossip
PËRJETOI NJË KRIZË TË FORTË PANIKU/ Selena Gomez shtrohet në një institucion psikiatrik

PËRJETOI NJË KRIZË TË FORTË PANIKU/ Selena Gomez shtrohet në një institucion psikiatrik

Pas dy vizitash brenda një jave, Selena Gomez u shtruar në një institucion për kujdesin ndaj shëndetit mendor.

Selena u vizitua për herë të parë javën e parë të shtatorit. Ajo ishte “e rrënuar dhe e pashpresë nga numri i ulët i qelizave të bardha në gjak pas transplantit të veshkës.” Si rrjedhim, një anëtar i familjes e dërgoi në spital.

Këngëtarja u la e lirë të shkonte pas disa ditësh, por u kthye sërish në spital në fund të javës së shkuar pasi vazhdonte të kishte numër të ulët qelizash të bardha në gjak. Rreth kësaj periudhe, Selena përjetoi një krizë të fortë paniku.

TMZ raporton se Selena donte të largohej nga spitali dhe përjetoi një tjetër krizë kur i thanë se nuk mund ta linin të shkonte. Momentalisht, këngëtarja ndodhet në një institucion psikiatrik diku në Bregun Lindor Amerikan dhe po trajtohet me Terapinë e Sjelljes Dialektale, një trajtim i vlefshëm për një sërë çrregullimesh mendore.