“PËRSE MË KOPJON EMISIONIN?” Luana vë me shpatulla pas murit Ermalin (FOTO) – AlpeGossip
“PËRSE MË KOPJON EMISIONIN?” Luana vë me shpatulla pas murit Ermalin (FOTO)

“PËRSE MË KOPJON EMISIONIN?” Luana vë me shpatulla pas murit Ermalin (FOTO)

Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi janë miq në jetë, ama kur vjen puna tek përballja kokë më kokë në ekran nuk dinë të falin! Këtë e tregon më së miri moderatorja e “Shiko Kush Luan”, e cila i tërhoqi veshin Ermalit se e ka kopjuar për puntatën e rradhës.

 

 

“Xing me Ermalin” rregjistroi pasditen e së martës një puntatë speciale, ku kishte të ftuar plot aktorë dhe këngëtarë, për të festuar me shikuesit shqiptarë festën e Krishtlindjeve. Menjehërë  Luana vuri re postimin e moderatorit me studion plot me artistë dhe i shkruan: “Pse më kopjon me shumë të ftuar”.

Sigurisht, që Ermali nuk e ka lënë pa përgjigje kolegen dhe tregon se në fakt është frymëzuar nga tjetër emision që shfaqet në “Top Channel”.

“Ne po festojmë Krishtlindjet dhe kemi edicion special. Dhe s’të kopjon njeri ty. Në fakt, ne po kopjonim ‘Top Show’” – i përgjigjet Ermali.

Këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, do të jenë të ftuar Albërije Hadërgjonaj,  Remzije Osmani, Fatmira Breçani, Bojken Lako, Rexhat Osmani,  Osli Bylyku, Gena, Gëzim Nika.