PËRVJETORI I PARË/ Elita dhe Gjiko zgjedhin fjalët më të ndjera për njëri-tjetrin – AlpeGossip
PËRVJETORI I PARË/ Elita dhe Gjiko zgjedhin fjalët më të ndjera për njëri-tjetrin

PËRVJETORI I PARË/ Elita dhe Gjiko zgjedhin fjalët më të ndjera për njëri-tjetrin

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë një ndër çiftet më të komentuar të Shoëbizit shqiptar. Në muajin Shkurt ato u bënë prindër për herë të parë me një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Zëri. Vogëlushi vetëm sa e forcoi dashurinë mes tyre dhe dyshja është shumë e përqëndruar ndaj tij.

Ditën e sotme çifti feston 1 vjetorin e martesës dhe Elita ka vendosur që në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishmë të jëtës së saj, t’i bëjë të shoqit dedikimin më të bukur. Ajo ka shpërndarë një video në profilin e saj të Instagramit ndërmjet së cilës ka ndarë disa nga momentet më të bukura nga dasma. Brenda në video shkruhet: ‘Ditën që s’kam për ta harruar, 1 vit më parë, më e lumtur se kurrë. Jetën gati me ty për ta kaluar dorë për dore, të thashë ‘Po’ me krejt zemrën, vallëzuam, atë natë s’kemi për ta harruar. Je ëndrra që vazhdoj ta jetoj.” Ndërkohë krahas videos shkruan: “1 vit iku, përgjithmonë.”

Pas këtij dedikimi, komenti i Gjikos nuk ka munguar. “Jam shumë krenar që je gruaja ime. Të dua Elita Rudi Gjikolli! Ishim çift u bëmë prindër. Vazhdojmë me prodhim”, ka shkruar ai me nota humori përzier me shumë dashuri. Kujtojmë që dasma e tyre  u cilësua si një nga më të bukurat të vitit.