PLAS MES BALINËS DHE MERIDIANIT/ Opinionistja: Ke gënjyer, ke luajtur me rregulla që nuk i pranon… – AlpeGossip
PLAS MES BALINËS DHE MERIDIANIT/ Opinionistja: Ke gënjyer, ke luajtur me rregulla që nuk i pranon…

PLAS MES BALINËS DHE MERIDIANIT/ Opinionistja: Ke gënjyer, ke luajtur me rregulla që nuk i pranon…

Opinionistja Balina kritikoi Meridianin, duke e vlerësuar eleminimin e tij si pasojë të lojës së pistës, që sipas saj ka zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja që ti të luash me informacione jashtë dhe ato informacione t’i servirësh në mënyrë korrekte, jo tendencioze”, u shpreh Balina.

Meridiani nuk u pajtua me këtë mendim dhe mes tyre shpërtheu debati, aq sa opinionistja e akuzoi atë se ka gënjyer brenda shtëpisë për situata dhe ngjarje që kanë ndodhur jashtë saj.

Meridiani u përgjigj se në Tiranë i njihnin që të dy dhe e dinin se kush ka gënjyer dhe kush jo.

“Në Tiranë njoh shumë njerëz edhe nga shoubizzi, kështu që na njohin të dyve, e dinë shumë mirë dhe në këtë pikë unë nuk bashkohem dot me ty”, tha Meridiani.