PLASI SKANDALI! Enca i merr burrin gazetares së njohur! (VIDEO) – AlpeGossip
PLASI SKANDALI! Enca i merr burrin gazetares së njohur! (VIDEO)

PLASI SKANDALI! Enca i merr burrin gazetares së njohur! (VIDEO)

Në një fjali që përmendet emri i Encës, sigurisht nga pas ka edhe zhurmën që e ndjek këngëtaren e njohur gjithmonë në lajmet e mediave online.

Enca më në fund ka publikuar klipin e këngës së saj më të fundit, të quajtur “DUA” dhe mund të themi se deri më tani është videoja e saj më e mirë dhe më e arrirë.

Me një paraqitje që na ka lënë “gojëhapur” Enca ka sjellë më të mirën në këngën që pritet të kthehet në hitin e muajve në vazhdim.

Ama, edhe këtë herë ka një skandal!

Në klip shfaqet edhe gazetarja e moderatorja e njohur e emisionit Thumb, Aulona Musta, e cila këtë herë shfaqet krah modelit Italian, i cili në klip është bashkëshorti i saj. Kurse Enca nga ana tjetër është vajza “tjetër” e protagonistit, i cili në fund zgjedh sigurisht bashkëshorten.

Hakmarrja e këngëtares është një ekuacion i thjeshtë: O me mua, o me asnjërën! Dhe kështu, në fund të klipit, Enca hedh në erë shtëpinë bashkë me Aulonën dhe modelin.

Klipi ka edhe mjaft skena seksi, gjë që e bën akoma dhe më tërheqës, kështu që mos humbisni fare kohë dhe shikojeni në videon mëposhtme.