”PO TI SI PRONARJA KU ISHE?” Ndjekësi sulmon Lorin, Sara Hoxha i kthehet: Termeti nuk paralajmeron as ne “pronaret” – AlpeGossip
”PO TI SI PRONARJA KU ISHE?” Ndjekësi sulmon Lorin, Sara Hoxha i kthehet: Termeti nuk paralajmeron as ne “pronaret”

”PO TI SI PRONARJA KU ISHE?” Ndjekësi sulmon Lorin, Sara Hoxha i kthehet: Termeti nuk paralajmeron as ne “pronaret”

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit ishte një fatkeqësi natyrore e cila trondit jo vetëm Durrësin dhe Tiranën por të gjithë Shqipërinë.

Të shumtë ishin personazhet publikë të cilët u sensibilizuan dhe u bënë bashkë me dhimbjen e atyre që humbën familjarët dhe gjithashtu shtëpitë. Si të gjithë dhe trashgimtarja e ”Top Channel”, Lori Hoxha shprehu mërzitjen dhe dëshpërimin e saj për këtë fatkeqësi natyrore me anë të një postimi në Instagram.

Duke publikuar një fotot të një prej kameramanëve të televizionit ”Top Channel” duke mbajtur të birin në prehër teksa xhironte, Lori u shpreh:

Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për ti bërë më pak të vështira këto ditë…

Të shumta ishin komentet që bëheshin bashkë me postimin e Lorit duke ndarë dhimbjen e kësaj tragjedie, por gjithashtu nuk munguan as ata të cilët dhe këtë fatkeqësi e shfrytëzuan për të gjykuar Lorin dhe familjen e saj.

Një komentues u shpreh:

Po ti si pronarja ku ishe ?? Apo ne ndonje qytet europian duke ngren 😂😂

Sigurisht, këtë koment, motra e Lorit, Sara nuk mund ta toleronte duke iu kthyer:

ne katin e 15 Albi, me 2 femije te vegjel. Pa merak se termeti nuk paralajmeron as ne “pronaret”. /AlpeGossip.al