“PO ZGËRDHIHESH, SI SHPJEGOHET?” Luizi sëmurë, Kiara nuk ndalon së qeshuri – AlpeGossip
“PO ZGËRDHIHESH, SI SHPJEGOHET?” Luizi sëmurë, Kiara nuk ndalon së qeshuri

“PO ZGËRDHIHESH, SI SHPJEGOHET?” Luizi sëmurë, Kiara nuk ndalon së qeshuri

Luizi ishte së fundmi sëmurë dhe u mërzit me Kiarën e cila nuk i shkoi afër as për ta pyetur si je. Mërzia e tij u shtua akoma më shumë kur moderatorja “zgërdhihej” dhe pse ai po i fliste seriozisht. Në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit.

'Po zgërdhihesh, si shpjegohet?', Luizi sëmurë, Kiara

Luizi: Është hera e dytë që po më habit.

Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë.

Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të zgërdhirat

(Kiara qesh sërish)

Luizi: Edhe vazhdon

'Po zgërdhihesh, si shpjegohet?', Luizi sëmurë, Kiara

Kiara: Po kur më sheh kështu…

Luizi: As nuk po të shoh fare

(Kiara qesh sërish)

Luizi: Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?

Olta: U mek

Luizi: Shumë problem është

(Kiara nuk ndalon së qeshuri)

Olta: Dhe të qeshësh me lot tani është e tepërt. Po të kursej prej Luizit po ta tregoj nesër.

Luizi: Vazhdo se e meriton

Olta: Kam frikë se të shtoj dhimbjen e kokës

Luizi: Jo

Olta: Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Ça ka për të qeshur?

Kiara: Jo, ai e di që nuk qesh

Luizi: Jo nuk po e marr vesh

Kiara: Seriozisht e ke ti m? (Qesh)

Olta: Edhe tani prapë qesh?

Kiara: Më zuri lemza

Luizi: Po të përmendin njerëzit thonë sa e dashka Luizin kjo, maroka

Olta: Sa e poshtër qenka, sa e ftohtë

Dea: Çohu ta përkëdhelësh pak

Kiara: Jo jo se nuk do. Bën kot shih si qesh

Luizi: Unë qesh?

Olta: Nuk e di Kiara, trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je

Kiara qesh sërish: Moj nuk pushon një sekond ti?

Olta: Ç’e ke këtë agresivitet?

Më pas kur Kiara shkoi për ta përkëdhelur Luizi e refuzoi.