PROMOVIMI I SERIALIT H.O.T/ PAMJE nga festa dhe fjalimi i Ermal Mamaqit – AlpeGossip
PROMOVIMI I SERIALIT H.O.T/ PAMJE nga festa dhe fjalimi i Ermal Mamaqit

PROMOVIMI I SERIALIT H.O.T/ PAMJE nga festa dhe fjalimi i Ermal Mamaqit

Seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana), do të transmetohet së shpejti në TV Klan.

Mbrëmjen e sotme është mbajtur një festë për promovimin e serialit me të ftuar VIP nga arti, politika, televizioni. Ermali e nisi prezantimin e “H.O.T” me një fjalim të shkurtër falenderues për të gjithë ata që kanë punuar fort në realizimin e këtij seriali.

Më tej, ai zbuloi se “H.O.T” do të transmetohet në ekran në orën 20:00 dhe se që tani kanë nisur të punojnë për sezonin e dytë dhe të tretë.

“ “H.O.T” është seriali dramë-komedi që do të mbajë shikuesit të mbërthyer pas ekranit. Është një histori e jashtëzakonshme, emocionuese. Përshëndetja e parë shkon për Amin, faleminderit që më le të luaj këtë film (qesh)! Ami lexoi skenarin, bëri ndryshimet e veta dhe filmi u realizuar. Shaka, okay. Atëherë, falenderimi i parë shkon për bashkëproducentin dhe mikun tim, Dritan Huqin. Faleminderit për të gjithë punën. Faleminderit dhe ideatorit dhe regjisorit të serialit tonë, Bjordi Mezinit! Dua të falenderoj skenaristen e zemrës time, Klaudia Brahimajn! Klaudia është duke bërë një punë të mrekullueshme dhe këtë herë. Falenderoj Emir Mamaqin dhe ekipin e marketingut që kanë bërë një punë të mrekullueshme! Falenderoj të gjithë stafin realizues, të gjithë aktorët! Seriali do të transmetohet në orën 20:00 në ekranin kampion, TV Klan. Këtë rradhë rikthehem në ekran paketë, jo vetëm për serialin, por gjithë paketa e prodhimit tim, sepse dhe dy filmat e mi do jenë në fillimin e vitit që vjen në TV Klan. Faleminderit Alba Frangaj që na ke blerë paketë! Dua të falenderoj në fund dhe sponserat tanë! Faleminderit shumë! Kemi filluar të punojmë për sezonin e dytë dhe të tretë, ende pa u transmetuar sezoni i parë”, u shpreh Ermali.


Kujtojmë se “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

Më poshtë mund të shihni video dhe foto nga festa promovuese e serialit: