PSE E PUTHI NË BUZË QË NATËN E PARË SAIMIRIN? Vivien shpjegon veprimin ‘e guximshëm’ – AlpeGossip
PSE E PUTHI NË BUZË QË NATËN E PARË SAIMIRIN? Vivien shpjegon veprimin ‘e guximshëm’

PSE E PUTHI NË BUZË QË NATËN E PARË SAIMIRIN? Vivien shpjegon veprimin ‘e guximshëm’

Unë nuk do e bëja kurrë, nuk është në natyrën time…”; “Nuk e di pse e bëri, unë jo…

Kejda, Nensi, por edhe shumë vajza të tjera nuk e kanë pëlqyer aq shumë faktin që Vivien, rivalja e tyre në “Love Story”, e puthi menjëherë Saimirin sapo e takoi për herë të parë. Por për vetë Vivien, nuk ka asgjë të keqe. Për puthjen e saj të shumëkomentuar, ajo tha pasditen e sotme në “Daily Love Story”, se “ishte e menduar” dhe jo spontane, por ama i pëlqeu kjo zgjedhje: “Në fakt, e kisha menduar më përpara, se nuk mund të bëhen gjërat ashtu…” – tha ajo si për të sqaruar gjithçka është komentuar për puthjen e saj.

Ndonëse nuk ka marrë mbështetjen e të gjithë publikut, Vivien ndihet mirë që ka tërhequr vëmendjen qysh në natën e parë të spektaklit, madje është edhe një prej vajzave më të votuara deri tani.

Puthjen e Vivienit e ka komentuar edhe opinionisti Robert Aliaj. Pyetjes nëse iu duk e tepërt apo e guximshme, ai i përgjigjet prerë me JO, përkundrazi: “Puthja më pëlqen shumë, është një gjest i paparë, vetëm më shokon arsyeja, pse puth…” – tha ai, por pa e paragjykuar gjestin e Vivienit, e cila, sido që të jetë, fitoi vëmendjen e natës së parë dhe ka pritshmëri për t’i fituar shpejt zemrën Saimirit.