Rita Ora pozon me të brendshme dhe na tregon çfarë bën në avion (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora pozon me të brendshme dhe na tregon çfarë bën në avion (FOTO)

Rita Ora pozon me të brendshme dhe na tregon çfarë bën në avion (FOTO)

Truk, paruke dhe zgjedhje e “look”-ut. Gjithçka në brendësi të avionit privat që e çoi në Milano. Rita Ora, e ftua e “Prada”-s për një sfilatë të javës së modës milaneze, ka dokumentuar vizitën e saj me një “stories” të detajuar në profilin e saj në Instagram, duke u shfaqur me një “look” dhe një fizik prej një topmodeleje të vërtetë.

Nga të brendshmet te “look”-u i zgjedhur për të marrë pjesë në sfilatë, këngëtarja me origjinë shqiptare, pasi mori pjesë në herët në “Brit Awards”, ka qenë protagoniste e “Milano Fashion Week”.

E nisur nga Londra, bukuroshja 27-vjeçare ka udhëtuar me avion për në Milano, nga ku është kthyer menjëherë në Britani pas eventit.

Dhe ka vendosur, duke parë kohën e pakët në dispozicion, të organizojë “outfit”-in e saj direkt nga avioni, duke treguar fizikun e saj seksi.

Pak ditë më parë, Rita ishte protagoniste në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, ku mori pjesë në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ora, familja e së cilës e ka lënë Kosovën prej dekadash për arsye politike duke u zhvendosur në Londër në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 1 vjeçe, ishte ylli i koncertit të madh festiv në shesh.