Kejvina Kthella është kthyer shumë shpejt në një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit që pas paraqitjes së saj të parë në “Xing me Ermalin” ku u shfaq me fustanin e kuq me dy të çara anash që ngriti diskutimet nëse ajo kishte veshur apo jo të brendshme.
Tani Kejvina tërheq vëmendjen me çdo paraqitje të saj duke i kthyer shpeshherë sytë nga vetja edhe me postimet në Instagram.
Këtë herë bjondja simpatike ka zbuluar si dukej vite më parë, kur ishte vetëm 15 vjeç, atëherë kur nuk ishte aq e famshme sa sot.
Brune dhe elegante, Kejvina thuajse nuk njihet në këto foto për të cilat ka marrë dhjetra komplimenta nga ndjekësit.
Në një intervistë për “Xing.al” pak kohë më parë Kejvina tregoi se modelingun e ka nisur në moshën 14-vjeçare dhe me këto foto sapo shuajti kuriozitetin e të gjithëve si dukej asokohe.