Elhaida Dani dhe balerini i saj, Lediani e bënë publike historinë e tyre të dashurisë.
Çifti foli për ndjenja dhe duket se tashmë marrëdhënia e tyre ka shkuar edhe më tej, teksa balerini ishte i ftuar në shtëpisë e këngëtares për Krishtlindje. Por Lediani e nisi spektaklin “Dancing With the Stars”, me statusin i fejuar. Ai dhe Ditjona kishin një histori të gjatë dashurie, që i erdhi fundi me nisjen e ndjenjave ndaj Elhaidës. Por duket se në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë.
Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin. “Artista”, shkruante Ditjona tek foto e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Por duket se që atëherë gjërat kanë ndryshuar, duke sjellë edhe ndarjen e çiftit. Tashmë Elhaida dhe Lediani nuk e fshehin më këtë raport, të nisur pas një ndarjeje jo shumë të lehtë të balerinit.